Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Kanabis dhe municion luftarak në banesë, në pranga i rrezikshmi i Vlorës

Lapsi.al 1 November 2019
Kanabis dhe municion luftarak në banesë, në pranga i rrezikshmi i

Një person ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi është kapur me 6.6 kg lëndë narkotike dhe me një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I.S., i cili akuzohet për veprat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Materialet në ngarkim të të ndaluarit iu referuan Prokurorisë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar “Ploça”.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia ka bërë finalizimin e këtij operacioni, në fshatin Ploçë të Vlorës.

Në kuadër të operacionit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë reagimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë arrestimin në kushtet e flagrancë të shtetasit I. S.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.6 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa dhe një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Të këshilluara

Mandati i Agim Kajmakut, KQZ nis mbledhjen

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të shqyrtuar gjetjet e Prokurorisë në lidhje me kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Kjo mbledhje vjen pas ...

10:13

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI