Flash

Detaje te reja për ngjarjen në Kavajë/ Një tjetër dëshmi në prokurori për Haxhollin dhe Toçin

Lapsi.al 31 October 2019
Detaje te reja për ngjarjen në Kavajë/ Një tjetër

Mësohet se cili është personi që kërcënonte përmes një video, të filmuar nga vetë Dritan Haxholli, Bledar Toçin, të dy protagonistë të ngjarjes së rëndë të para pak ditëve në qytetin e Kavajës. Agim Celhyka është personi që shfaqet në një video të regjistruar nga 42-vjeçari Dritan Haxholli, që mbeti i vrarë në konfliktin e armatosur me 37-vjeçarin Bledar Toçi, mesnatën e 9 tetorit në shtëpinë e Marsida Qatjas, në Kavajë.

Pas publikimit të kësaj videoje, Prokuroria kërkoi menjëherë arrestimin e këtij shtetasi nën akuzën për “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i kodit penal, pasi nga Prokuroria e Rrethit Kavajë ai u konsiderua si person që mund të kishte dijeni për konfliktin dhe arsyet e tij, në atë që më pas rezultoi fatale për shokun e tij, Dritan Haxholli.

Sipas News 24, menjëherë pas lëshimit të flet arrestit, Policia e Kavajës bëri të mundur ndalimin dhe arrestimin e këtij shtetasi. Pas kryerjes së procedurave dhe mbledhjes së provave Gjykata e Kavajës ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, të hënën e parë të çdo muaji. Në dëshminë e tij në prokurori, Agim Celhyka pranoi se ai ishte personi që shfaqej në video, por se ai vetë nuk ka pasur asnjëherë probleme me Bledar Toçi, emrin e personit që ai e përmend dhe kërcënon me një armë tip kallashnikov në dorë, që dyshohet të jetë e Dritan Haxhollit.

“Dritan Haxhollin kam kohë që e njoh. Kam qenë në dijeni të një konflikti ndërmjet tij dhe Bledar Toçit por nuk e di se për çfarë, nuk e di pse ishin konfliktuar. Nuk e mendoja që konflikti mund të ketë qenë kaq i madh pasi Dritani nuk me kishte thënë se për çfarë bëhet fjalë. Videon e kemi bërë bashkë me Dritanin, për qejf, me aq sa di unë nuk ja kemi dërguar Bledar Toçit”, - mësohet të ketë thënë Agim Çelhyka në prokurori.

Por gjatë seancës kundër tij në sallën e gjyqit, Agim Çelhyka ka shprehur pendesë për fjalët e thëna në drejtim të Bledar Toçit dhe familjes së tij. "Unë e njoh edhe Bledar Toçin. Më vjen keq që ajo video është bërë publike. Unë ju kërkoj falje familjarëve të tij për ato fjalët që kam thënë”, ka vijuar Celhyka. Më poshtë videoja në fjalë, ku Agim Celhyka shan dhe kërcënon Bledar Toçin me kallashnikov në duar:

Ekskluzive/ "Do të q... motra" me kallash në dorë, Dritani video-mesazh kërcënues Bledar Toçit një ditë para vrasjes on Vidnews.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI