Flash

Shpërthen impianti më i madh i gazit në Katar, të paktën 13 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Lapsi.al 23 June 2026

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar. Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në zonën industriale Ras Laffan, rreth 70 kilometra në veri të Dohas.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit, shpërthimi u shkaktua nga një “aksident teknik” në objektin e furnizimit me gaz Barzan. Flakët dhe tymi i dendur ngjyrosën horizontin me ngjyrë portokalli, ndërsa tronditja e shpërthimit u ndje edhe në qendër të Dohas, duke shkaktuar panik te banorët.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI