Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Spanjë, dënohet me 24 vite burg për korrupsion ish-ministri i Transportit

Lapsi.al 22 June 2026

Gjykata e Lartë e Spanjës dënoi këtë të hënë me 24 vite burg ish-ministrin e Transportit, Jose Luis Abalos, për korrupsion, në vendimin e parë të një serie skandalesh që kanë tronditur Partinë Socialiste në pushtet.

Abalos u shpall fajtor për një sërë veprash penale, përfshirë pjesëmarrje në organizatë kriminale, ryshfet, përvetësim fondesh publike dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Akuzat lidhen me manipulimin e kontratave publike për furnizime mjekësore, si maskat mbrojtëse gjatë pandemisë COVID-19, periudhë kur ai mbante postin e ministrit.

 

Edhe bashkëpunëtori i tij, Koldo Garcia, u dënua me 19 vite burg.

 
 
Biznesmeni Victor de Aldama mori një dënim prej katër vitesh e gjysmë burg, por gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke marrë parasysh bashkëpunimin e tij në zbulimin e skemës korruptive. Kushtet e vendosura për të përfshijnë moskryerjen e veprave të tjera penale, raportimin e aktivitetit çdo gjashtë muaj dhe kryerjen e një viti shërbim në komunitet.


Procesi gjyqësor është pjesë e një sërë hetimesh për korrupsion që kanë prekur persona të afërt me kryeministrin Pedro Sanchez, një nga liderët e paktë të majtë që vazhdon të qeverisë në Europë. Sanchez erdhi në pushtet tetë vite më parë pasi rrëzoi një qeveri të qendrës së djathtë të përfshirë në skandale korrupsioni, me premtimin për të pastruar politikën spanjolle.


Megjithëse përballet me kritika edhe nga aleatët e tij politikë, emri i Sanchez nuk është përmendur në asnjë nga këto çështje. Kryeministri ka deklaruar se hetimet dhe akuzat janë pjesë e një fushate që synon largimin e tij nga pushteti.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI