Flash

Lideri i esktremit të djathtë Farage kërkon zgjedhje të parakohshme në Britani

Lapsi.al 22 June 2026

Udhëheqësi i “Reform UK”, Nigel Farage, ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar, pas raportimeve për dorëheqjen e kryeministrit Keir Starmer.

Në një deklaratë të publikuar në platformën “Substack”, Farage tha se vendi po përballet me paqëndrueshmëri të vazhdueshme politike dhe se qytetarët kanë humbur besimin te klasa politike. Sipas tij, situata aktuale tregon nevojën për një mandat të ri popullor përmes zgjedhjeve.

Ai akuzoi establishmentin politik britanik se nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e votuesve dhe se ka krijuar një klimë zhgënjimi, duke theksuar se votuesit nuk pranojnë të merren si të mirëqenë.

“Ajo që klasa politike nuk e kupton është se votuesit nuk pranojnë të konsiderohen budallenj.

Ata nuk mund të vazhdojnë t’i marrin si të mirëqena votat e qytetarëve që i mbështetën dhe pastaj t’i tradhtojnë pasi të kenë fituar pushtetin. Politika bazohet në besim”, tha ai.

“Bëj thirrje për zgjedhje të përgjithshme sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan Farage.

Farage përmendi gjithashtu performancën e “Reform UK” në zgjedhjet lokale, duke pretenduar se partia ka fituar mbështetje të konsiderueshme dhe ka qenë kryesuese në sondazhe për një periudhë të gjatë.

Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të përballojë më pasiguri politike dhe se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë për të rikthyer stabilitetin politik në vend. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI