Flash

Rritet çmimi i naftës në Shqipëri (Shifrat)

Lapsi.al 30 October 2026

Rritet çmimi i naftës në Shqipëri (Shifrat)

Bordi i Transparencës ka vendosur sot, më 30 tetor, rritjen me 6 lekë të çmimit të naftës, e cila do të shitet me 218 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i benzinës është ulur me 2 lekë, duke shkuar në 179 lekë për litër. 

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, në orën 15:00, dhe do të mbeten të pandryshuara deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës. 

Kujtojmë se një ditë më parë, nafta shitej me 212 lekë për litër, ndërsa benzina me 181 lekë për litër.

Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë të naftës do të jetë 206 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 167 lekë për litër. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI