Flash

Izraeli votoi, por kush do të qeverisë? Skenarët që mbajnë vendin pezull

Kush do të përpiqet të formojë qeverinë? Sa mund të zgjasin negociatat? Kujt i leverdis ngërçi?

Lapsi.al 30 October 2026

Izraeli votoi, por kush do të qeverisë? Skenarët që

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Izrael nuk nxorën një shumicë të aftë për të formuar qeverinë. Partia Likud e Netanyahut dhe aleatët e saj siguruan 53 mandate, nga 64 që kishin fituar në vitin 2022. Blloku opozitar i Gadi Eisenkotit mori 48, ndërsa dy partitë arabe arritën rezultatin e tyre më të lartë, me 19 vende.

Kjo do të thotë se as Netanyahu dhe as Eisenkot nuk mund të qeverisin vetëm me aleatët e tyre aktualë. Për të arritur pragun prej 61 mandatesh, duhet të sigurojnë mbështetje nga jashtë blloqeve përkatëse.

Kush do të përpiqet të formojë qeverinë? 

Rezultatet do t’i dorëzohen zyrtarisht presidentit Isaac Herzog më 4 nëntor. Pas konsultimeve me drejtuesit e partive, ai do të ngarkojë me formimin e qeverisë kandidatin që vlerëson se ka më shumë mundësi të sigurojë shumicën. Pra shkurtimisht, është në dorë të Presidentit se kujt do t'i japë shans të parit. 

Eisenkot mund ta marrë mundësinë i pari. Megjithatë, vendimtare do të jenë rekomandimet e partive gjatë konsultimeve me presidentin, jo vetëm numri i mandateve të secilit bllok. 

Skenarët 

Një skenar është që opozita të sigurojë mbështetjen e partive arabe. Së bashku, ato do të kishin 67 mandate, por afrimi është politikisht i vështirë për një arsye të thjeshtë. Shumë parti hebraike e kundërshtojnë një bashkëpunim të tillë. Eisenkot ka deklaruar se asnjëra prej partive arabe nuk i plotëson kushtet e tij për aleancë.

Mundësia tjetër është një qeveri uniteti mes forcave të Netanyahut dhe Eisenkotit. Por kjo do të kërkonte marrëveshje mes dy rivalëve që zhvilluan një fushatë të ashpër kundër njëri-tjetrit.

Të dy mund të përpiqen gjithashtu të tërheqin parti ose deputetë nga kampi kundërshtar për të plotësuar shumicën. 

Sa mund të zgjasin negociatat? 

Kandidati i caktuar nga presidenti ka 28 ditë për të formuar qeverinë dhe mund të kërkojë edhe 14 ditë shtesë. Nëse dështon, procesi mund t’u kalojë kandidatëve të tjerë. Nëse asnjëri nuk siguron shumicën, vendi shkon në zgjedhje të reja. 

Herzog ka kërkuar që të bëhet gjithçka për të shmangur një tjetër votim. Megjithatë, negociatat mund të zgjasin javë ose muaj.

Kujt i leverdis ngërçi?

Netanyahu mbetet kryeministër në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Prandaj, sipas analistëve, zvarritja e negociatave i jep atij mundësinë të qëndrojë në pushtet edhe pa siguruar një shumicë të re. 

Zgjedhjet treguan dobësim të bllokut të tij, por nuk i dhanë opozitës votat e nevojshme për ta zëvendësuar. Tani rezultati do të varet nga marrëveshjet mes partive, me rrezikun që Izraeli të rikthehet në ngërçin e viteve 2019–2022, kur u zhvilluan pesë palë zgjedhje.

Pse ishin kaq të rëndësishme këto zgjedhje? 

Zgjedhjet u konsideruan si një referendum për Benjamin Netanyahun, kryeministrin më jetëgjatë të Izraelit, dhe qeverinë e tij, më të djathtën radikale në historinë e vendit. Ishin gjithashtu zgjedhjet e para që prej sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023, që shkaktoi luftën shkatërrimtare në Gazë.

Pjesëmarrja ishte më e larta që prej vitit 1999. Megjithatë, zemërimi publik ndaj refuzimit të Netanyahut për të marrë përgjegjësi për dështimin në parandalimin e sulmit nuk u përkthye në një shumicë të qartë opozitare.

Rezultati e dobësoi bllokun e tij, por nuk i dha kundërshtarëve mandatet e nevojshme për ta larguar nga pushteti. Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI