Flash

Meloni u jep italianëve mundësinë e targave të personalizuara kundrejt 600 euro-ve

Lapsi.al 29 October 2026

Meloni u jep italianëve mundësinë e targave të

 Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do t’u japë mundësinë qytetarëve italianë të zgjedhin targa të personalizuara për makinat e tyre. Masa e re është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027 dhe parashikon që kjo mundësi të ofrohet kundrejt një pagese prej 600 eurosh për makinat dhe 360 eurosh për motoçikletat.

Sipas rregullave të reja, nuk do të lejohen kombinime fyese, të paqarta apo të diskutueshme. Masa pritet të hyjë në fuqi në fund të prillit 2027.

“Kushdo që dëshiron do të jetë në gjendje të përdorë imagjinatën e tij, kundrejt kostos përkatëse financiare. Dhe diçka më thotë se kreativiteti i italianëve mund të luajë një rol të madh”, u shpreh Meloni.

Deri më tani, targat standarde italiane përbëhen nga dy shkronja, tre numra dhe dy shkronja të tjera në fund.

Me ndryshimin e ri, qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin një kombinim të personalizuar, duke respektuar kufizimet e përcaktuara nga rregullat.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI