Flash

Ursula Von der Leyen: Kanadaja mund të anëtarësohet në BE

Lapsi.al 29 October 2026

Ursula Von der Leyen: Kanadaja mund të anëtarësohet në BE

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja synojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushat e Inteligjencës Artificiale, klimës, energjisë dhe sigurisë, ndërsa po shqyrtojnë një model të ri partneriteti që mund ta afrojë Otavën më shumë me strukturat evropiane. 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi gjatë një vizite në Montreal, në kuadër të samitit Kanada-BE, se të dyja palët mund të ndërtojnë një marrëdhënie që i afrohet anëtarësimit më shumë se çdo model bashkëpunimi i ndjekur deri më tani.

Ajo përmendi mundësinë që Kanadaja të bëhet “anëtari i parë i asociuar” i Bashkimit Evropian, megjithëse kjo është një ide që kundërshtohet nga disa vende anëtare dhe nuk përbën një status me kuptim të përcaktuar ligjor në kuadrin aktual të BE-së.

“Ne mund të ndërtojmë një partneritet që i afrohet anëtarësimit më shumë se çdo gjë që kemi bërë ndonjëherë më parë”, u shpreh von der Leyen, duke nënvizuar mundësitë për bashkëpunim në teknologji, energji, klimë dhe siguri.

Kreu i Komisionit Evropian e cilësoi Kanadanë një partner të besueshëm në një kohë kur, sipas saj, tregtia po përdoret gjithnjë e më shumë si instrument presioni ekonomik. Ajo theksoi se sfidat e përbashkëta kërkojnë një qasje më strategjike mes vendeve që ndajnë interesa të ngjashme.

Afrimi me Evropën është pjesë e strategjisë së kryeministrit kanadez, Mark Carney, për të reduktuar varësinë ekonomike dhe të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht pas vendosjes së tarifave amerikane ndaj mallrave kanadeze nga administrata e presidentit Donald Trump. Megjithatë, kjo nismë mund të sjellë edhe tensione të reja në marrëdhëniet mes Otavës dhe Uashingtonit, në një moment kur Kanadaja dhe SHBA-ja po zhvillojnë bisedime tregtare.

Nisma për një partneritet më të ngushtë mes BE-së dhe Kanadasë sinjalizon synimin e të dyja palëve për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik, në një klimë ndërkombëtare ku siguria, teknologjia dhe marrëdhëniet tregtare po marrin rëndësi gjithnjë e më të madhe.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI