Flash

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

Lapsi.al 28 October 2026

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin,

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Spanjë, ku dy trena pasagjerësh janë përplasur pranë qytetit të Toledos, në zonën mes Los Yébenes dhe Urda. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në linjën hekurudhore që lidh Madridin me Andaluzinë. Në aksident janë përfshirë një tren i shpejtësisë së lartë AVE, i kompanisë Renfe, dhe një tren i kompanisë Iryo, të cilët po udhëtonin në drejtime të kundërta.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, si pasojë e përplasjes, dy vagonë kanë dalë nga shinat dhe kanë përfunduar në një terren të pjerrët pranë hekurudhës. Në vendngjarje janë angazhuar ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe disa njësi mjekësore, përfshirë helikopterë të urgjencës.

Dëshmitarët kanë raportuar për pasoja të rënda nga aksidenti, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar numrin e viktimave, ku pretendohet të jenë të paktën 10. Për shkak të aksidentit, kompania që administron infrastrukturën hekurudhore në Spanjë, ADIF, ka pezulluar qarkullimin e trenave të shpejtësisë së lartë në linjën Madrid-Andaluzia.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI