Flash

Shifrat/ Në Tiranë janë një e treta e makinave të të gjithë Shqipërisë

Lapsi.al 30 October 2026

Shifrat/ Në Tiranë janë një e treta e makinave të

Numri i mjeteve rrugore në qarkullim në Shqipëri arriti në 1,115,221 në fund të tremujorit të tretë 2026, duke shënuar një rritje prej 8.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të INSTAT.

Autoveturat përbëjnë pjesën dërrmuese të mjeteve në qarkullim, me 80.6% të totalit, të ndjekura nga motorët me 6.5% dhe automjetet për transport të përzier me 5.7%.

Tirana ka përqendrimin më të lartë të mjeteve, me 34.7% të totalit në vend, e ndjekur nga Durrësi me 13.7%. Në të kundërt, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2.1% dhe 2.4%.

Gjatë tremujorit të tretë 2026, në vend u regjistruan për herë të parë 25,338 mjete, nga të cilat 80% ishin autovetura.

Tirana përqendroi 40% të regjistrimeve të reja. Megjithëse numri total i mjeteve në qarkullim vijon të rritet, regjistrimet për herë të parë shënuan një rënie prej 4.8% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025.

Sa u përket markave të të gjitha mjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë tremujorit të tretë, Volkswagen kryeson me 16.6%, i ndjekur nga Mercedes-Benz me 15.1%, Audi me 10.7%, Hyundai me 8% dhe BYD me 4.2%.

Sipas të dhënave të tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), të analizuara më herët nga “Monitor”, gjatë periudhës janar–shtator 2026 hynë për herë të parë në qarkullim 74.1 mijë automjete, pothuajse në të njëjtat nivele me nëntëmujorin e vitit të kaluar.

Koreja e Jugut vijon të jetë tregu kryesor i origjinës së automjeteve të regjistruara për herë të parë në Shqipëri. Gjatë nëntëmujorit, nga ky vend erdhën rreth 19.5 mijë mjete, ose 26% e totalit. Kina renditet e dyta, me 11.8 mijë mjete, ose rreth 16%, e ndjekur nga Gjermania dhe Italia, përkatësisht me 8.9 mijë dhe 8.6 mijë mjete.

Ndërkohë, interesi për automjetet elektrike po rritet me ritme të shpejta. Sipas DPSHTRR, gjatë nëntëmujorit u regjistruan rreth 7,800 mjete elektrike, dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ato përbënin 10.5% të regjistrimeve për herë të parë, ndërsa marka kineze BYD dominonte këtë segment, me gati 5 mijë mjete, ose 64% të totalit të regjistrimeve të automjeteve elektrike. /Monitor 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI