Flash

Dështoi me turqit, Rama: Javën tjetër hapim tenderin për aeroportin e Vlorës

Lapsi.al 31 October 2019
Dështoi me turqit, Rama: Javën tjetër hapim tenderin për

Pas tërheqjes së palës turke nga projekti i aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama ka thënë se javën tjetër do të hapet tenderi për këtë vepër publike. Deklaratat ai i bëri gjatë një fjale përshëndetëse në Asamblenë e Dhomës së Industrialistëve të Detit në Romë. Rama tha se qeveria ka firmosur edhe një marrëveshje me kompaninë MSC, për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat.

‘Kemi firmosur një marrëveshje me kompaninë MSC , për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat dhe shpresojmë mirë që me ‘Costa Crociere’ të ecim përpara në mënyrë që të mbulojmë Durrësin, ashtu si Vlorën me dy terminalë mjaft modernë, të konceptuar përherë. Nga java tjetër do të hapim një tender për Aeroportin e Vlorës dhe më vjen mirë që shumë grupe italiane kanë shprehur interes në këtë vazhdimësi të përbashkët’, tha Rama.

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI