Flash

Bëri thirrje për luftë mbi varrin e të birit, mbërrin në Gjirokastër dosja e Vasilia Kacifas

Lapsi.al 31 October 2019
Bëri thirrje për luftë mbi varrin e të birit, mbërrin

Kanë mbërritur në Prokurorinë e Gjirokastrës materialet hetimore në ngarkim të nënës së nacionalistit grek, Kostandinos Kacifa, i cilu u vra më 28 tetor të vitit të kaluar pasi hapi zjarr mbi Policinë shqiptare.

Materialet për Vasilia Kacifa, që akuzohet për nxitje të dhunës dhe urrejtjes, u referuan nga sektori i Luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit, Tiranë. Akuzat ndaj saj u ngritën pas thirrjeve  për luftë mbi varrin e të birit, në ceremoninë e 1-vjetorit të vdekjes së tij.

Trimi im, jemi grekë, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë. Çohuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë. Këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët thyejuni turinjtë, vritini! Rroftë bashkimi. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im.”- tha ndër të tjera Vasilia Kacifas tha mbi varrin e të birit.

Hetimet në llogari të saj do të kryhen nga Prokuroria e Gjirokastrës.

Vrasja e Kacifas:

Në prag të zhvillimit të përvitshëm të festës së Greqisë më 28 tetor 2018, të shtëna me armë tronditën zonën. Shërbimet e Policisë, të stacionuara në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës, identifikuan se personi që kishte qëlluar ishte Kacifa, i cili hapi zjarr ndaj efektivë sapo pa që po afroheshin në drejtim të tij.

Policia rrethoi zonën ku përsëri Kacifas ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve që po e ndiqnin. 35-vjeçari  u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër, shkoi dhe një helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale të RENEA-s nga Tirana, që bënë të mundur edhe lokalizimin e autorit, që pasi nuk iu pergjigj thirrjes për t’u dorëzuar, mbeti i vrarë  pas një shkëmbimi zjarri. ©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI