Flash

VIDEO/ Grushte dhe thika! Sherr mes adoleshentëve pranë gjimnazit “Ismail Qemali”

Lapsi.al 31 October 2019
VIDEO/ Grushte dhe thika! Sherr mes adoleshentëve pranë gjimnazit

Një dukuri shqetësuese që manifestohet shpesh në shkollat dhe gjimnazet në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më të madhe. Bëhet fjalë për sherret që zhvillohen mes adoleshentëve në ambientet shkollore.

Siç shihet dhe në videon bashkëngjitur më poshtë, disa adoleshentë të gjimnazit "Ismail Qemali" në Tiranë përleshen me njëri-tjetrin, madje njëri prej tyre ka goditur me thikë në shpinë një nga bashkënxënësit e shkollës.

Materiali filmik është regjistruar nga një qytetare, e cila në mesazhin e dërguar tek "JOQ", e përgjithëson ngjarjen duke ngritur shqetësimin për raste të ngjashme, që sipas saj tregojnë "çfarë brezi po rrisim dhe po edukojmë".

Mesazhi i plotë: “Pershendetje JOQ! Doja te denoncoja nje fenomen qe eshte bere thuajse i zakonshem ditet e sotme. Sherr midis te rinjve prane gjimnazit Ismail Qemali ne tirane.

Godasin njeri tjetrin me cti dale perpara. NE FUNDIN E VIDEOS DJALI ME XHUP KAF NXJERR THIKEN DHE GODET NE SHPINE DJALIN TJETER!! Nje turp i madh. Do e vlersoja shum nese do e postonit pasi duhet ta shikoje e gjithe Shqipria cfar brezi po rrisim si po i edukojme, per te vetmen arsye se NESER ata jan e ardhmja e ktij vendi. Ju lutem ta publikoni! Faleminderit!”

 

Plas keq sherri mes adoleshentëve në Tiranë, grushte, shkelma dhe goditje me thika ndaj njëri-tjetrit on Vidnews.

Të këshilluara

Pak minuta shi dhe Vlora përmbytet sërish

Vlora është përmbytur sërish. Mjaftojnë vetëm disa minuta shi dhe rrugët e qytetit bregdetar mbushen me ujë. Reshjet e rëna me intensitet gjatë orëve të mbrëmje...

21:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI