Flash

Deklarata/ Ambasada ruse në Tiranë tallet me nismën e PS-së dhe amerikanët

Lapsi.al 30 October 2019
Deklarata/ Ambasada ruse në Tiranë tallet me nismën e PS-së

Moska zyrtare akuzon Qeverinë Shqiptare se po përdor sulmet ndaj Rusisë si një alibi politike pas refuzimit të Francës për të hapur negociatat e BE-së me Shqipërinë.

Ambasada Ruse në Tiranë ka publikuar një deklaratë në gjuhën shqipe ku shigjeton direkt SHBA-në dhe qeverinë shqiptare se po akuzojnë pa prova Kremlinin. Ndërkaq, ironia ruse shkon më tej ku këshillon Tiranën dhe Uashingtonin të lexojnë një libër të publikuar në Rusi.

Ambasada ruse, gjithashtu përmend me emër deputetin socialist Ervin Bushati që propozoi rezolutën ndaj ndërhyrjes ruse, duke e akuzuar si prishës i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës “US Policy in the Western Balkans”, si edhe me planet e parlamentarëve shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë.

Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë. Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme).

Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të “infektojnë” gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kompjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”. Me këmbëngulje u rekomadojmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informacionit” të sapobotuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë” – thuhet në deklaratën e Ambasadës së Rusisë në Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pak minuta shi dhe Vlora përmbytet sërish

Vlora është përmbytur sërish. Mjaftojnë vetëm disa minuta shi dhe rrugët e qytetit bregdetar mbushen me ujë. Reshjet e rëna me intensitet gjatë orëve të mbrëmje...

21:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI