Flash

Ngjalli dyshime nga "Audi" luksoz, i riu shqiptar kapet në Holandë me 160 mijë euro në makinë

Lapsi.al 30 October 2019
Ngjalli dyshime nga "Audi" luksoz, i riu shqiptar kapet në

Një 20-vjeçar shqiptar ka surprizuar efektivët e policisë në Holandë pas kontrollit të ushtruar në makinën e tij.

I riu kishte tërhequr vëmendjen e policëve gjatë lëvizjeve të tij me makinë luksoze tip "Audi" të viteve të fundit.

Kaq kishte mjaftuar që ndaj tij të fillojë hetimi për pastrim parash ndërsa të martën pasdite gjatë kontrollit të riut shqiptar i janë gjetur 160 mijë euro me vete.

Në një postim në faqen zyrtare të policisë holandeze thuhet se kartëmonedhat ishin fshehur brenda makinës.

Ndalimi i të riut është bërë në anën juglindore të Roderdamit pasi sjellja e 20 vjeçarit që dëshmonte jetë luksi kishte tërhequr vëmendjen e agjentëve të cilët vendosën të ndiqnin makinën.

Shoferi i "Audit" ndaloi  në një lagje të Roderdamit dhe hyri në një banesë. Pak minuta më pas ai doli dhe filloi të lëvizte me makinën e tij e cila u ndoq nga policia dhe u ndalua për kontroll.

Gjatë verifikimit policët konfirmuan dyshimet e tyre se diçka nuk shkonte me 20-vjeçarin shqiptar, të cilit ju gjet një çantë me 160 mijë euro.

Policët kanë bërë arrestimin e drejtuesit të mjetit me dyshimet se shuma vjen nga ndonjë aktivitet kriminal, ndërsa 160 mijë eurot dhe makina janë sekuestruar.

Të këshilluara

Pas Athinës, Rama shkon në Romë

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare pune në Romë për t'u takuar me homologun e tij italian Giuseppe Conte. Ky i fundi...

16:32

Berisha: O Kajmakun ose zhduket Vora

Ish-kryeministri Sali Berisha duke reaguar për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku shkruan në rrjetet sociale se me largimin e tij, Rama do të zhdukë bashkinë ...

16:19

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI