Flash

Drama familjare pas albumit të ri: Madonna flet për raportin me vajzën

Lapsi.al 23 June 2026

Madonna ka bërë një rrëfim të rrallë për marrëdhënien me vajzën e saj të madhe, Lourdes “Lola” Leon, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur tensione që për vite me radhë kanë mbetur larg syrit të publikut.

Në një intervistë për Interview Magazine, këngëtarja 67-vjeçare tregoi se albumi i saj i ri, Confessions II, është frymëzuar nga ngjarje të vështira personale dhe trauma familjare.

“Ndodhën shumë gjëra në jetën time. Njerka ime vdiq, vëllai im ishte shumë i sëmurë dhe më pas ndërroi jetë, ndërsa vajza ime m’u afrua për të folur,” tha Madonna.

Artistja zbuloi se një nga momentet më të rëndësishme gjatë realizimit të albumit ishte afrimi me Lourdes, vajzën që ka nga lidhja me ish-partnerin Carlos Leon.

Ajo m’u afrua për të shkruar një këngë së bashku si një mënyrë për të shëruar marrëdhënien tonë,” rrëfeu Madonna, pa dhënë më shumë detaje mbi problemet që kishin kaluar.

Sipas saj, bashkëpunimi muzikor i ndihmoi të rikrijonin lidhjen mes nënë e bijë dhe u kthye në një proces emocional shërimi.

Rrëfimi i Madonnës vjen pak kohë pasi Lourdes publikoi këngën e saj “T Shirt”, në të cilën flet për plagët emocionale dhe përvojat e vështira që ka kaluar.

Vajza e këngëtares ka folur edhe më parë për marrëdhënien me nënën e saj. Në një intervistë të vitit 2021, Lourdes e përshkroi Madonnën si një person shumë kontrollues dhe tha se kishte zgjedhur të ndërtonte karrierën e saj pa u mbështetur financiarisht te fama e prindërve.

“Duhej të bëhesha e pavarur sa më shpejt të ishte e mundur,” ishte shprehur ajo në atë kohë.

Ndërkohë, Madonna po përgatitet për publikimin e albumit të saj të 15-të në studio, Confessions II, i cili do të dalë më 3 korrik 2026. Projekti konsiderohet vazhdim i albumit të saj legjendar Confessions on a Dance Floor dhe përfshin disa bashkëpunime të rëndësishme artistike.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI