Flash

Fjoralba Ponari nuk i rresht talljet ndaj Ramës duke i kujtuar Makronin

Influencerja, makthi i kryeministrit

Lapsi.al 23 June 2026

Moderatorja Fjoralba Ponari, e cila është tejet aktive në organizimin e “Revolucionit Flamingo”, ka ironizuar keq Edi Ramën cuke përdorur për këtë presidentin francez Makron. Lidhur me polemikat se protestuesit po e ndosin bulevardin Ponari i ka kujtuar kryeministrit tonë shembullin e atij me të cilin u kap një ditë më parë qafë më qafë dhe dorë për dorë. Duke qenë se ndodhet në kryeqytetin francez ajo ka ironizuar:

"Si korespondente nga Parisi po ju njoftoj se Makron s'ka dalë të ankohet për plehrat e protestuesve".

Në një postim të mëparshëm në rrjetet sociale, Ponari e cilësoi protestën e së shtunës si një moment historik, ndërsa theksoi se lëvizja nuk duhet të humbasë karakterin e saj qytetar, paqësor dhe dinjitoz.

“Faleminderit diasporës! Emocionet që na dhuruat dje ishin të jashtëzakonshme. Dje u shkrua histori. Protesta arriti një moment kulmor që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë”, shkruan ajo.

Më tej, moderatorja thekson se pas suksesit të protestës vjen edhe një përgjegjësi më e madhe për të gjithë pjesëmarrësit.

Poll

 

“Tani kemi një përgjegjësi edhe më të madhe. Nuk duhet të lejojmë, në asnjë moment, që protesta të humbasë karakterin e saj qytetar, paqësor dhe dinjitoz”, u shpreh Ponari.

Në raste të tjera ajo ka përdorur ironinë dhe sarkazën kundër kryeministrt duke shfrytëzuar videot e saj virale për të dhënë edhe mesazhe dhe informacione për atë që ndodh në bulevard.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI