Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Pas Athinës, Rama shkon në Romë

Lapsi.al 30 October 2019
Pas Athinës, Rama shkon në Romë

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare pune në Romë për t'u takuar me homologun e tij italian Giuseppe Conte.

Ky i fundit ishte vetëm pak javë më parë në Tiranë, ku u bëri thirrje palëve politike që t’i rikthehen dialogut, me qëllim kapërcimin e krizës në vend.

Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Edi Rama, kreu i ekzekutivit italian theksoi se si rrugëdalje nga kriza, mazhoranca duhet t’i propozojë opozitës një platformë, duke shtuar se dialogu mes tyre duhet të zhvillohet pa kushte.

Vëmendja jonë është përqendruar te aftësia e Shqipërisë për të zgjidhur krizën politike, që do tregojë dhe një sinjal të pjekurisë politike dhe institucionale. Mazhoranca dhe opozita kanë interes ta zgjidhin këtë krizë. Është e rëndësishme që mazhoranca t’i propozojë opozitës një platformë për zgjidhjen e krizës dhe dialog të zhvillohet më tej pa kushte”, tha Conte.

Takimi i nesërm Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.

Ndërkohë, ditën e djeshme Rama pati një takim në Athinë me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.  Mësohet se Rama ka kërkuar ndërhyrjen e Mitsotakisit, përsa i përket heqjes së ligjit të luftës, një relike që sipas tij mban peng marrëdhënien mes dy palëve. Po kështu, Rama i ka kërkuar Mitsotakisit një prani më aktive në Ballkan.

Ndërkaq, në një intervistë të dhënë për “Euronews Greece”, i pyetur për marrëveshjen e detit, të përmendur së fundmi nga Mitsotakis si një kusht për vijimin e përkrahjes së Greqisë në integrimin e Shqipërisë në BE, Rama tha se me qeverinë e mëparshme janë bërë përparime, ndërsa shprehu gjithashtu shpresë për arritje e një konsensusi me ekzekutivin e ri.

Ndërsa, lidhur me kushtin parësor të Athinës zyrtare për mbështetjen e mëtejshme të perspektivës evropiane të vendit tonë, respektimin e të drejtave të minoritarëve grekë, shefi i qeverisë u ndal tek ligji i shpronësimit, duke u shprehur se “kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën”. Kreu i ekzekutivit grek shprehu dëshirën që të vizitojë Shqipërinë për të krijuar një ide me sytë e tij mbi situatën e minoritetit.

Rama foli po ashtu mbi vdekjen e nacionalsitit grek, Konstandin Katsifa, që nuk e konsideron si një fakt potencial që mund të sjellë një konflikt të vazhdueshëm midis komunitetit grek dhe shqiptar. “Unë nuk mendoj. Përkundrazi, besoj se historia e të dy komuniteteve tregon që nëse politika nuk ndërhyn apo agjendat e ndryshme politike janë një.”- tha kryeminsitri. ©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Berisha: O Kajmakun ose zhduket Vora

Ish-kryeministri Sali Berisha duke reaguar për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku shkruan në rrjetet sociale se me largimin e tij, Rama do të zhdukë bashkinë ...

16:19

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI