
Aktori i njohur Timothée Chalamet ka ndezur thashetheme për një përçarje të mundshme me Kylie Jenner, pasi është bërë pjesë e një projekti filmik ku do të punojë me ish-shoqen e saj të ngushtë, Selena Gomez.
Chalamet do të jetë pjesë e filmit të animuar të ri “Not Alone”, një produksion i studios Illumination, e njohur për sukseset globale si “Despicable Me” dhe “The Super Mario Bros. Movie”.
Në film, aktori do të huazojë zërin e Joe, një mekanik i izoluar raketash që jeton i vetëm, ndërsa Selena Gomez do të interpretojë Fran, një astrobotaniste brilante që punon për krijimin e raketës së parë me energji bimore.
Lajmi ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, pasi Selena Gomez dhe Kylie Jenner janë përfolur më herët për një raport të tensionuar, që lidhet edhe me rrethin e tyre shoqëror dhe miqësinë e Jenner me Hailey Bieber.
Fansat kanë komentuar se bashkëpunimi mes Chalamet dhe Gomez mund të sjellë tensione të reja, duke pasur parasysh edhe lidhjen e aktorit me Kylie Jenner, me të cilën ai është parë shpesh publikisht.
“Pyetja është nëse Kylie është në rregull me këtë bashkëpunim,” shkruanin disa përdorues në rrjetet sociale.
Kjo nuk është hera e parë që Chalamet dhe Gomez punojnë së bashku. Dyshja kanë luajtur më parë si partnerë në filmin e Woody Allen “A Rainy Day in New York”.
Ndërkohë, producentët e filmit “Not Alone” e përshkruajnë projektin si një histori romantike dhe fantastiko-shkencore, ku dashuria, konkurrenca dhe miqësia testohen nga një seri ngjarjesh të pazakonta, përfshirë edhe ardhjen e disa alienëve të vegjël në Tokë.