Flash

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi zyrtarizojnë romancën e tyre

Lapsi.al 23 June 2026

Romanca mes Kendall Jenner dhe Jacob Elordi duket se ka hyrë në një fazë të re.

Sipas burimeve për Page Six, supermodelja dhe aktori australian kanë vendosur ta bëjnë lidhjen e tyre zyrtare, pas disa muajsh që janë parë gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kendall dhe Jacob kanë hedhur hapin e radhës në marrëdhënien e tyre dhe tashmë janë zyrtarisht bashkë,” tha një burim pranë çiftit.

Sipas të njëjtit burim, Kendall sheh një të ardhme me aktorin e “Euphoria” dhe marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

“Ata kanë qenë pothuajse të pandashëm që kur nisën të takohen. Janë në atë fazë ku duan të bëjnë gjithçka së bashku,” u shpreh burimi.

Raportohet se çifti planifikon të festojë së bashku në Australi ditëlindjen e 29-të të Elordit, një tjetër tregues se lidhja e tyre po ecën në drejtimin e duhur.

Thashethemet për një romancë mes tyre nisën në shkurt të këtij viti, megjithatë në atë kohë burime pranë tyre kishin theksuar se nuk dëshironin të vendosnin etiketa mbi marrëdhënien dhe po e merrnin gjithçka me qetësi.

Sipas raportimeve, Kendall fillimisht kishte hezituar të niste një lidhje me Jacob për shkak të miqësisë së gjatë që ndanin dhe faktit se kishin të njëjtën shoqëri.

Megjithatë, koha që kaluan së bashku gjatë muajve të fundit duket se e ndryshoi situatën. Një udhëtim romantik në Hawaii muajin e kaluar thuhet se i afroi edhe më shumë.

“Kendall nuk e kishte menduar se do të lidhej kaq shpejt emocionalisht me të, por udhëtimi në Hawaii ndryshoi gjithçka,” tha një tjetër burim.

Kendall Jenner më parë është përfolur për lidhje me Devin Booker, Bad Bunny dhe Harry Styles, ndërsa Jacob Elordi ka pasur marrëdhënie të njohura me Olivia Jade dhe Kaia Gerber.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI