Flash

Negociatat/ Presidenti i PE vizitë në Shqipëri, thirrje të rinjve: Mos hiqni dorë nga Evropa!

Lapsi.al 30 October 2019
Negociatat/ Presidenti i PE vizitë në Shqipëri, thirrje të

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, njofton se do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më datat 2 dhe 3 dhjetor. Para mbërritjes në Tiranë, Sassoli do të vizitojë Shkupin më 4 dhe 5 nëntor. Në një komunikim para vizitës, Sassoli thotë se e kupton zhgënjimin e dy vendeve pas dështimit për hapjen e negociatave, por i bën thirrje brezit të ri që të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë të besojnë tek Evropa.

“Vizita në Maqedoninë e Veriut dhe shumë shpejt në Shqipëri, ka rëndësi të madhe personale për mua në këtë moment. Ne e dimë se popujtë e të dy vendeve janë të zhgënjyer thellë me dështimin e Këshillit për të aprovuar çeljen e negociatave për shkak të vetos nga shumë pak vende anëtare. Ne e kuptojmë dhe ndajmë këtë zhgënjim. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur reformat që ne iu kërkuam dhe tani meritojnë shpërblim për mundimin e jashtëzakonshëm. Dhe për më shumë, dua t’ju jap një thirrje qytetarëve dhe sidomos të rinjve: Mos u dorëzoni, ju lutem qëndroni në itinerarin evropian. Parlamenti Evropian është me ju. Me shumicë votash, Parlamenti Evropian me mbështetje maksimale do të rihapë procesin për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne nuk do të qëndrojmë në heshtje, por do të veprojmë me urgjencë që KE të marrë një vendim unanim në favor të hapjes së bisedimeve në takimin e ardhshme. Deri atëherë, inkurajojmë të dy vendet të vazhdojnë me reformat. Ne jemi të bindur, se pavarësisht kësaj shtyrjeje, koha nuk është e humbur. Reformat që janë zhvilluar në rrugën për t’u bërë pjesë e unionin janë në të mirë të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, por sidomos për të rinjtë që meritojnë një të ardhme më të mirë.”-shprehet Presidenti i PE-së.

Pak ditë më parë, Këshili Evropain nuk arriti unanimitetin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë në BE. Në harkun dyditor të diskutimeve (17-18 tetor), në radhët e vendeve anëtare nuk pati një dakordësi për nisjen e bisedimeve në rang zyrtar mes Brukselit, Tiranës dhe Shkupit. Franca, Danimarka dhe Holanda, ishin tri vendet që fuqimisht shprehën kundërshtimin e dhënies së dritës jeshile për dy vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor. Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore problemet e brendshme të BE-së për këtë vendim negativ. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI