Flash

Zgjedhjet e parakohshme/ Basha thirrje PS-së: Reflektim sa nuk është vonë

Lapsi.al 30 October 2019
Zgjedhjet e parakohshme/ Basha thirrje PS-së: Reflektim sa nuk

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme, si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës politike.

Në një dalje për mediat pas një takimi të zhviluar me raportuesit e Këshillit të Evropës, Basha i bëri thirrje Partisë Socialiste të reflektojë sa nuk është vonë. Sipas liderit të opozitës joparlamentare, vendi është gati të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme menjëherë pas kalimit të Reformës Zgjedhore, që do të mund të garantonte kushtet për zgjedhje të lira.

“Kjo nuk është një çështje mendimi apo dëshire, është një çështje vullneti e të gjitha palëve. Ne kemi hartuar planin me 5 pika për Reformën Zgjedhore, me të garantuar kushtet për zgjedhjet e lira për shqiptarët, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Është qëndrimi i një shumice absolute që do që qeverisja e vendit të ndryshojë. Kjo qeveri ka dështime të njëpasnjëshme që i paguajnë shqiptarët, është koha që dhe pala tjetër ta kuptojë se nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu, pasi po punon kundër shqiptarëve”, tha kryedemokrati.

Basha shtoi se situatës në Shqipëri, ku ligji zbatohet me dy standarte, duhet t'i vijë fundi, duke shprehur gatishmërinë e PD-së për sigurimin e të gjithë instrumentave që mundësojnë ecjen para. "Është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin, për të vendosur interesin e vendit mbi interesat politike. Nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu. Sot është e rëndësishme se përse nuk zbatohet ligji, pse mbahen në dorë Babani apo Kajmaku i Vorës. Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Një nënë keqtrajtohet, ndërsa pushtetarët e kapur në afera korruptive nuk iu hyn gjemb në këmbë. Kjo situatë duhet të marrë fund. Jemi të hapur për të gjithë instrumentet që garantojnë ecjen përpara"- përmbylli kryetari i PD-së.

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI