Flash

Rama nuk shkon në darkën e fundit të Mogherinit me liderët e Ballkanit

Lapsi.al 29 October 2019
Rama nuk shkon në darkën e fundit të Mogherinit me liderët e

Ndonëse ishte konfirmuar se Edi Rama do të merrte pjesë në darkën e punës që u zhvillua sot në Bruksel midis liderëve të rajonit dhe Federica Mogherinit, kryeministri shqiptar nuk është shfaqur. Ky ishte takimi i fundit që Mogherini zhvilloi me liderët e rajonit si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, përpara përfundimit të mandatit.

Kryeministri Rama ndodhej ditën e sotme në Athinë, në një vizitë të parashikuar, ku u takua edhe me homologun Mitsotakis. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim për shkakun e anulimit të pjesëmarrjes së Ramës në takimin e Brukselit. Ky ishte takimi i parë që Mogherini zhvillonte me liderët e Ballkanit, pas vendimit të Këshillit Evropian për të bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të gjithë liderët e rajonit, përfshirë presidentët e Kosovës dhe Serbisë, ishin të pranishëm në takim. Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç takohen për herë të parë që nga viti i kaluar, kur dialogu midis dy shteteve u ndërpre për shkak të vendosjes së taksës 100% nga Kosova për produktet serbe.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Korçë

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Korçë, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas të dhënave epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, 18 km larg nga ...

19:51

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI