Flash

Mediat: Franca dhe Gjermania bien dakord për ndalimin e mëtejshëm të zgjerimit të BE-së

Lapsi.al 29 October 2019
Mediat: Franca dhe Gjermania bien dakord për ndalimin e mëtejshëm

Bashkimi Europian do të ndryshojë rregullat e negociatave për anëtarësim duke nisur edhe me Serbinë, një vend që është një hap përpara vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Gazeta “Novosti” shkruan se në samitin e majit 2020, BE-ja do të prezantojë dokumentin ku parashikohen disa modele që sërish përqendrohen te partneriteti i privilegjuar në vend të zgjerimit të mëtejshëm të bllokut.

Sipas gazetës në fjalë metodologjia e re është diskutuar mes Francës dhe Gjermanisë, dy vendet kryesore të BE-së.

Marrëveshja mbi rregullat e reja mendohet të adoptohet nga Këshilli i Europës në marsin e vitit 2020 dhe një ndër idetë është ai që quhet integrimi sektorial, që do të thotë se pas mbylljes së një kapitulli, vendi përkatës hyn në sistemin e BE-së në fushën përkatëse në vend se të presë anëtarësim të plotë.

P.sh nëse mbyllet kapitulli i transportit, vendi përkatës përfiton fondet në këtë sektor. Një tjetër model është ai norvegjez që parashikon në vend të anëtarësimit do të ofrohet anëtarësimi në dy institucione kyç, Bashkimi Europian për Tregëtinë e Lirë dhe Zonën Ekonomike Europiane, ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra, që nuk janë anëtarë të BE-së.

Ky propozim shënon një ndryshim kursi nga BE-ja që vendosi politikën e standardeve si kriter pranimi. Tashmë asnjë vend nuk pranohet më brenda pavarësisht standardeve duke krijuar de faco një mur të ri në Europë e cila me këto rregulla ripërkufizon veten sipas ndarjeve klasike.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Korçë

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Korçë, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas të dhënave epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, 18 km larg nga ...

19:51

Rama: Kacifas u vra sepse ishte i rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë vizitës së tij në Greqi edhe për neutralizimin e ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas, një vit më parë nga forcat policor...

18:43

Meta nderohet me çmim në Kroaci

Gjatë vizitës së tij shtetërore në Zagreb, presidenti i Republikës, Ilir Meta u nderua sot në një ceremoni solemne, nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaro...

18:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI