Flash

Sekuestrohen 43 kg kanabis çokollatë, 3 të arrestuar në Fier e Vlorë

Lapsi.al 29 October 2019
Sekuestrohen 43 kg kanabis çokollatë, 3 të arrestuar në

Tre persona u arrestuan në Fier, pasi u kapën me 43.5 kg kanabis në formë çokollatë.  Policia thotë se operacioni i koduar "Zhupani" filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "1 Maj", në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.

Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve:

A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

M. K., 46 vjeç, banues në Fier

K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

"Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës. Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate", sqaron policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI