Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar në mbledhjen e ditës së sotme radhës listën me emrat e kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak.
Ky vendim u miratuar me shumicë votash, ndërkohë që në mbledhje mungonin anëtarët Besnik Cani dhe Nurihan Seiti.
Në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, KLP-ja ka njoftuar se në datën 13 nëntor 2019 duke filluar nga ora 9,30 do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë sipas rendit alfabetik. Në zbatim të nenit 19, pika 1 te rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video. Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit.
Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë:
1. Arta Marku 09:30
2. Fatjona Memçaj 11:00
3. Olsian Çela 12:30