Flash

“Rama sërish i sëmurë”/ Presidenti i Maqedonisë së Veriut zbulon arsyet e anulimit të takimit

Lapsi.al 28 October 2019
“Rama sërish i sëmurë”/ Presidenti i Maqedonisë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në Shqipëri kishte parashikuar një takim edhe me kryeministrin Edi Rama, por ai u anulua momentin e fundit. Zyra e shtypit e presidentit të Maqedonisë bën të ditur se për arsye shëndetësore, kryeministri Edi Rama nuk ka mundur ta takojë Pendarovsktin, madje i ka kërkuar ndjesë këtij të fundit.

“Takimi u anulua me një marrëveshje të ndërsjellë midis protokolleve të dy zyrave, Kryeministri Rama dhe Presidenti Pendarovski. Arsyeja ishte se për shkak të çështjeve shëndetësore ajo u anulua dhe kryeministri Rama foli personalisht me Presidentin Pendarovski për të kërkuar falje që nuk mund të takohej. Ky është komenti ynë. Nuk kam detaje të mëtejshme” – thuhet në përgjigjen e zyrës së shtypit për Fax News.

Ditën e shtunë (26 tetor) kur Pendarovski ndodhej në Tiranë, Rama kishte lajmëruar edhe prezencën e tij në Konferencën e Paqes që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, por më pas e anuloi duke dërguar aty ministren e shtetit, Elisa Spiropali. Kjo është hera e dytë në pak kohë që Rama anulon takime të rëndësishme për arsye shëndetësore në Tiranë. 2 javë më parë ai mungoi në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve për të njëjtën arsye.

Në krahun tjetër ish-kryeministri Sali Berisha jep një tjetër arsye për anulimin që Rama i bëri takimit me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Sipas Berishës, shkak i anulimit të takimit janë bërë deklaratat e tij për vendimin e Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat.

“Edvin Mafia anullon takimin me presidentin e Maqedonise se Veriut! Miq, pas ndëshkoi Maqedonine e Veriut me refuzimin e hapjes se negociatave me BE, Edvin Mafia ne nje akt banditesk anullon takimin me presidentin e Maqedonise se Veriut sepse nuk i pelqeu deklarata e tij me presidentin Meta per çeljen e negociatave.

Lexoni mesazhin e diplomatit dixhital: “Pershendetje Doktor, Pas deklarates se Pres. Pendarovskit ne konference per shtyp me Pres. Meta. Menjehere Rama e thirri Drejtoreshen e Protokollit te Shtetit dhe i tha ta lajmëroj Pres. Pendarovski se anulohet takimi Rama-Pendarovski. Asnje media nuk po e jep kete gje !!!! Mbremje te mire” – shkroi Berisha.

Ndërsa deputetja demokrate Rudina Hajdari e quajti turp vendimin e Ramës.

“Është për të të ardhur trup që Rama anuloi vizitën me presidentin e Maqedonisë. Ky është një trup. Ky anulim takimi ishte një shfaqje e shëmtuar, ai e anuloi 30 minuta para se të zhvillohej”, - u shpreh Hajdari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI