Flash

Rikonstruksioni i konvikteve/ PD akuza Ramës e Veliajt: 200 mln lekë tender, por kanë rënë tavanet

Lapsi.al 28 October 2019
Rikonstruksioni i konvikteve/ PD akuza Ramës e Veliajt: 200 mln lekë

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat e radhës ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilët i akuzon se kanë mashtruar studentët në lidhje me kushtet në Qytetin Studenti.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ish-deputetja Oriola Pampuri u shpreh se 4 muaj pas rikonstruksionit me tender prej 200 milionë, tavanet dhe muret e konvikteve në qytetin studenti janë rrëzuar dhe çarë.

Sipas Pampurit, "në këtë tender për vetëm 4 godina, si në shumë tendera të Bashkisë së Tiranës, nuk ka fituar oferta më e ulët. Kjo do të thotë se, megjithëse punimet janë kryer me më shumë para, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët".

Deklaratë e PD-së:

Një ngjarje e rëndë në Qytetin Studenti, e ndodhur, fatmirësisht, në mungesë të studentëve, po u risjell atyre në vëmendje mashtrimin e madh të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për përmirësimin e kushteve të jetësës në konvikte.

Rrëzimi i tavaneve në një prej konvikteve që gjoja u rikonstuktuan pas protestës së studentëve, është treguesi më i qartë i propagandës së rrezikshme të Ramës dhe Veliajt.

Në vend që të siguronin punime cilësore, siç studentët e meritojnë, kampionët e vjedhjes në Shqipëri bënë show me fasadat e godinave ku jetojnë shumica e studentëve.

ERION VELIAJ: “Dua të falenderoj stafin e qytetit Studenti, që kanë kaluar gjithë verën për t’u siguruar që kushtet janë optimale. Ajo që është bërë, është sagllam. Do të thotë me termoizolim, me nyje higjenosanitare, me bateritë e dusheve, me taraca të rregullta, me hapësira të përbashkëta, me ndriçim led, me rrjet të ri elektrik.

Tani, fasada e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt ka rënë dhe vjedhjes me paratë e studentëve i ka dalë boja vetëm 4 muaj pas rikonstruksionit, të inauguruar me zhurmë të përditshme propagandistik nga kampionët e korrupsionit me fasadat.

Dokumentat zyrtare tregojnë se për suvatimin që ka rënë në godinat e studentëve, bashkia e Tiranës ka paguar 200 milionë lekë. Në këtë tender për vetëm 4 godina, si në shumë tendera të Bashkisë së Tiranës, nuk ka fituar oferta më e ulët. Kjo do të thotë se, megjithëse punimet janë kryer me më shumë para, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët. 

Me 200 milionë lekë, të hedhur në bojën e propagandës së Edi Ramës dhe Erion Veliajt, jeta e studentëve nuk është bërë më e mirë që nga protesta e 10 muajve më parë. 

Përkundrazi! Për hir të pushtetit, është rrezikuar jeta e fëmijëve tanë .

Erjon Veliaj dhe Edi Rama duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë!

Studentët nuk e meritojnë të jenë të rrezikuar në strehën që u siguron shteti. Ata nuk meritojnë të jenë të mashtrohen, të tradhëtohen dhe të braktisen sipas modelit të mjerë dhe korruptiv të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Alternativa më e mirë për studentët dhe për rininë është Partia Demokratike dhe plani i saj për një arsim të lartë cilësor, me kushte të garantuara, ku, të mbështetur me bursë, të rinjve u jepet mundësia të studiojnë, pavarësisht nga gjendja ekonomike.

Të këshilluara

Kurti zbardh detaje nga biseda me Ramën

Në një intervistë për Ora News, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama. Kryetari i Vetëvendosjes e qu...

19:43

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI