Flash

Rudina Hajdari deklaron se është kërcënuar me jetë, shkresë Ruçit për marrje masash

Lapsi.al 28 October 2019
Rudina Hajdari deklaron se është kërcënuar me jetë,

Deputetja e "opozitës së re", Rudina Hajdari,  ka deklaruar në seancën plenare se ështe kërcënuar me jetë në zyrën e saj në Kuvend. Hajdari i kërkoi kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të merren masa përpara se të ketë ndonjë viktimë.

“Para pak ditësh u dërgova një shkresë për një kërkesë që të siguronia ambientet e Kuvendit dhe të Kryesisë. Nuk mund të ndodhë sot që deputetët të kërcënohen. E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë. Masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, të marrë të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutëm të merren masat.”- deklaroi Hajdari.

Ndërsa në përgjigje ndaj thirrjes së Hajdarit, Ruçi ka thënë se shkresa i është përcjellur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ndërkohë pritet të merren masa për shqetësimin e ngritur.

“Zonja Hajdari, e kam marrë shkresën tuaj, punonjësit e sigurimit do të bëjnë detyrën. Nderkohe qe e kam përcjellë shkresen dhe sot mund t’i ketë vajtur ministrit të Brendshëm, qe pas kesaj të merren masat për të gjitha shqetësimet që keni ngritur në shkresën tuaj”- tha Ruçi.

 

Të këshilluara

Kurti zbardh detaje nga biseda me Ramën

Në një intervistë për Ora News, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama. Kryetari i Vetëvendosjes e qu...

19:43

FOTO/ Shqiptari vret kunatin e tij në Romë

Një 45-vjeçar shqiptar u vra mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Nettuno në periferi të Romës. Ai u qëllua me një pushkë nga kunati i tij, gjithashtu shqipta...

18:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI