Flash

Mesazhi i 13-vjeçares nga kampi Al-Hol i Sirisë: Me gra e fëmijë nuk ka punë kush

Lapsi.al 27 October 2019
Mesazhi i 13-vjeçares nga kampi Al-Hol i Sirisë: Me gra e

Historia e Eva dhe Endri Dumanit, të cilët që prej 6 vitesh ndodhen në Siri, e transmetuar një javë më parë në Top-Channel, preku mijëra shqiptarë qe reaguan në rrjetet sociale. Që prej asaj dite, zhvillimet në kampin Al-Hol ku janë mbi 50 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë qenë të shumta. Ndërhyrja e forcave turke dhe ikja e kurdëve, e vështirësoi situatën dhe përpjekjet për riatdhesimin e tyre në Shqipëri.

Mësohet se 13-vjeçarja Eva Dumani komunikimin e fundit me familjen e ka pasur mbrëmjen e të hënës 21 tetor. Përmes një mesazhi zanor lënë në telefonin e familjarëve ajo flet me një zë të dridhur. I gjithë ku mesazh zgjat 30 sekonda. Në këtë mesazh ajo thotë: “Ne jemi mirë. Për ne mos u bëni merak. Lufta është larg. Ça të bëhet për ne do të bëhet për të gjithë. Me gratë dhe fëmijët nuk ka punë kush”. Tre ditë më parë, kampi Al Hol u raportua nga mediat ndërkombëtare se u mor nën kontroll nga forcat e ISIS. Atje strehohen mbi 68.000 persona mes tyre 7.000 fëmijë, 3.100 gra, nga 58 nacionalitete të ndryshme,

Raportohet se brenda këtij kampi, një pjesë e grave që iu bashkuan ISIS po luajnë një rol kontrollues. Ky kamp ishte nën administrimin kurd, por siguria brenda tij ka pësuar luhatje pas ofensivës turke. Ditë më parë gazetari shqiptar Taulant Kopliku, që punon për emisionin Italian “Le Iene” dhe që transmetoi historinë e të miturit Alvin Berisha nga kampi Al Hol, tha se 11 vjeçari është i sigurt dhe nën kujdesin e organizatës ndërkombëtare “Save the Children”. Ndërkohë autoritetet e Lombardisë, po punojnë që t’i japin nënshtetësinë italiane Alvinit, më qëllim që babai të mund ta marrë të miturin në shtetin fqinj. /TCH

Të këshilluara

FOTO/ Shqiptari vret kunatin e tij në Romë

Një 45-vjeçar shqiptar u vra mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Nettuno në periferi të Romës. Ai u qëllua me një pushkë nga kunati i tij, gjithashtu shqipta...

18:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI