Flash

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur viktima hidhet nga makina, pa bluzë dhe pa këpucë (VIDEO)

Lapsi.al 26 October 2019
PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur viktima hidhet nga makina, pa bluzë

Janë publikuar pamjet e momentit kur nga një minibus ngjyrë gri hidhet trupi i pajetë i një personi në vendin e quajtur “Ura e Daljanit", në hyrjen e portit në Durrës.

Në videon e siguruar nga "Lapsi.al", shihet se autorët hapin derën e automjetit, që kur zhvendoset pak metra më tutje, shpaloset pamja e trupit të viktimës të lënë në mes të rrugës, pa bluzë dhe pa këpucë.

Kjo ngjarje e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen sotme në qytetin e Durrësit, u raportua fillimisht si një aksident.

Por, në informacionet paraprake të komunikuara nga Policia, evidentohej se viktima kishte shenja dhune në trup, indicie që ngriti dyshimin se kishim të bënim me një vrasje.

Policia vijon të jetë në terren për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat aksidentit. ©Lapsi.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=SkLRrjgKi0o&feature=youtu.be

Të këshilluara

Rikthehen lëkundjet e tokës në vend

Një lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në zonën e Durrësit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), epiqendra ...

16:01

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI