Flash

Rregulli i pazakontë i Taylor Swift dhe Travis Kelce për dasmën

Lapsi.al 24 June 2026

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë vendosur një rregull të pazakontë për dasmën e tyre të ardhshme: të ftuarit nuk duhet t’u sjellin dhurata.

Lajmi u zbulua nga miku i çiftit, lojtari i NFL George Kittle, i cili tha në një intervistë për “Extra TV” se të dy kanë kërkuar qartë që të mos marrin asgjë materiale nga të ftuarit.

“Ata thanë absolutisht asnjë dhuratë,” u shpreh Kittle, duke shtuar se megjithatë ai vetë planifikon t’u bëjë një dhuratë simbolike.

Çifti i njohur, Taylor Swift dhe Travis Kelce, po përgatiten për ceremoninë e martesës që raportohet se do të zhvillohet më 3 korrik në New York.

Sipas burimeve, dasma pritet të mbahet në Madison Square Garden dhe do të jetë një nga eventet më të komentuara të vitit në botën e showbiz-it.

Miqtë e çiftit kanë treguar se përgatitjet janë duke u mbajtur në fshehtësi të plotë, ndërsa lista e të ftuarve përfshin emra të njohur nga industria e muzikës, sportit dhe showbiz-it.

Ndërkohë, Swift dhe Kelce kanë festuar së fundmi edhe aktivitetet e tyre para-dasmës në rrethe të ngushta shoqërore, në Rhode Island dhe Los Angeles.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI