Hashim Thaçi është shprehur në Samitin e Paqes në Tiranë se paqja afatgjatë në Ballkanin Perëndimor varet nga arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi tha se kjo marrëveshje duhet të përfundojë me njohjen reciproke e dy shteteve të pavarura dhe sovrane.
“Askush nuk e ka imagjinuar në vitin 1999 që 20 vite më vonë nuk do kemi në marrëveshje politike me Serbinë për njohje reciproke dhe krijimin e rrethanave të fqinjësisë së mirë. Janë humbur raste të mëdha për arritjen e kësaj marrëveshje ndërkohë ne kemi qenë gjithmonë që të shtrimë dorën për marrëveshjen.
Paqja afatgjatë e Ballkanit Perëndimor, varet nga paqja e përhershme mes shtetit Kosovës dhe të Serbisë, një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve e cila nuk ka si të mos përfundojë me njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane.”, u shpreh Hashim Thaçi.
Thaçi komentoi edhe vendimin e BE për të mos liberalizuar vizat me Kosovës si edhe mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e konsideruar padrejtësi.
Presidenti kosovar shtoi se e ardhmja e Ballkanit është në BE.
Hashim Thaçi: “Jemi të vetëdijshëm për hamendjet, dyshimet dhe ngecjet e Brukselit karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor.
"Ne në Kosovë po paguajmë çmimin e rëndë të shtyrjes së vendimit për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës. Na është bërë padrejtësi ashtu edhe si Shqipërisë por edhe Maqedonisë së Veriut. Jam i sigurt se e gjithë kjo as për ne në Kosovës, as për miqtë tanë në Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut nuk shkakton hamendësime, ngecje dhe dyshime sesi çfarë duhet të bëjmë dhe sesi duhet të sillemi tani e tutje në raport me BE. Duam të bëhemi të shtete anëtare të BE sa më shpejt të jetë e mundur sepse nuk kemi fat tjetër politik dhe historik. Dhe as nuk duam fat apo ardhmëri tjetër politike dhe historike.", tha Thaçi.