Flash

Ditëve me diell u vjen fundi, rikthehen shirat

Lapsi.al 25 October 2019
Ditëve me diell u vjen fundi, rikthehen shirat

Duket se ditëve të ngrohta me diell i ka ardhur fundi, duke i lënë vendin reshjeve të shiut e temperaturave më të ulëta. Sipas “Meteoalb” java që vjen do të sjell ulje të temperaturave duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave, ndërsa të mërkurën e ditët në vijim, priten edhe reshje shiu.

“Kjo fundjavë mbetet me kthjellime por e freskët, kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje. Edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor. Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave”, - shkruan “Meteoalb”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI