Flash

Negociatat/ E dërguara e SHBA-ve e prerë: Shqipëria në BE duke zgjedhur vlerat dhe ligjin

Lapsi.al 28 October 2019
Negociatat/ E dërguara e SHBA-ve e prerë: Shqipëria në BE

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ka dhënë mesazhe të forta në lidhje me arsyet e moshapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në punimet e konferencës "Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor", ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Moses-One theksoi se Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e Reformës të Drejtësi, në luftën kundër korrupsionit dhe plagën e krimit të organizuar.

Ndër të tjera, Moses-One u shpreh se Shqipëria është treguar e prerë në lidhje me interesat e Kinës, Rusisë dhe Iranit në Ballkanin Perëndimor duke mbajtur qëndrime parimore të përshëndetura nga SHBA-të.

Shqipëria është vend kandidat dhe kjo nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave të Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe plagën e krimit të organizuar, duke zgjedhur vlerat, ligjin dhe begatinë për qytetarët.

Shqipëria po punon shumë për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore, për të cilën drejtuesit kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për të mirën e përbashkët. Shqipëria është përgjigjur prere dhe ka mbajtur qëndrime parimore të përshëndetur nga SHBA-ja përsa u përket kërkesa të bëra nga Kin, Rusia dhe Irani për çështje interesash,”- tha e ngarkuara me punë e SHBA-ve në vendin tonë. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kurti zbardh detaje nga biseda me Ramën

Në një intervistë për Ora News, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama. Kryetari i Vetëvendosjes e qu...

19:43

FOTO/ Shqiptari vret kunatin e tij në Romë

Një 45-vjeçar shqiptar u vra mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Nettuno në periferi të Romës. Ai u qëllua me një pushkë nga kunati i tij, gjithashtu shqipta...

18:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI