Flash

VIDEO/ "Këtu jemi në Greqi", ndalohet nga Policia në Bularat motra e Kacifasit

Lapsi.al 28 October 2019
VIDEO/ "Këtu jemi në Greqi", ndalohet nga Policia në

Motra e nacionalistit grek Kontandin Kacifasit është ndaluar nga Policia shqiptare pak minuta më parë pasi tentoi të merrte pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve grekë të rënë në luftë me italianët, që u zhvillua ditën e sotme në Bularat.

Sikurse tregojnë videot bashkëngjitur më poshtë të siguruara nga "Lapsi.al", ajo është shprehur me tone revoltuese mes të pranishme duke kërkuar drejtësi për të vëllain, teksa theksonte se fshati ku ishin mbledhur është tokë greke.“Këtu jemi në Greqi, këtu nuk ka tokë shqiptare. Nuk jemi shovinistë, nuk kemi asgjë me askënd, jemi paqësorë duam vetëm të zbardhet vrasja”, është shprehur ajo pasi Policia i ka hequr banerin që mbante në duar, ku kishte shkruar emrin e të vëllait, datën e lindjes dhe të vdekjes së tij.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ktmGdmgkJYI&feature=youtu.be

 

https://www.youtube.com/watch?v=oGkoH27yLLU&feature=youtu.be

 

Vrasja e Kacifas:

Në prag të zhvillimit të përvitshëm të festës së Greqisë më 28 tetor 2018, të shtëna me armë tronditën zonën. Shërbimet e Policisë, të stacionuara në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës, identifikuan se personi që kishte qëlluar ishte Kacifa, i cili hapi zjarr ndaj efektivë sapo pa që po afroheshin në drejtim të tij.

Policia rrethoi zonën ku përsëri Kacifas ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve që po e ndiqnin. 35-vjeçari  u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër, shkoi dhe një helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale të RENEA-s nga Tirana, që bënë të mundur edhe lokalizimin e autorit, që pasi nuk iu pergjigj thirrjes për t’u dorëzuar, mbeti i vrarë  pas një shkëmbimi zjarri. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kurti zbardh detaje nga biseda me Ramën

Në një intervistë për Ora News, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama. Kryetari i Vetëvendosjes e qu...

19:43

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI