Flash

Mbyllet marrëveshja/ Vodafon blen kompaninë Abcom

Lapsi.al 28 October 2019
Mbyllet marrëveshja/ Vodafon blen kompaninë Abcom

Vodafone Albania njoftoi sot nënshkrimin e marrëveshjes për blerjen e kompanisë Abcom.

Abcom është kompania më e madhe kabllore në Shqipëri dhe rrjeti i saj mbulon rreth 460.000 familje në Shqipëri. Aktualisht, kompania ofron internet kabllor dhe shërbime Pay-TV për më shumë se 100.000 familje në vend.

Ky transaksion është pjesë e strategjisë së Vodafone Group për të zgjeruar portofolin e shërbimeve të saj me internet fiks dhe shërbime televizive. Kjo blerje e bën Vodafone Albania një kompani telekomunikacioni të plotë me të gjitha shërbimet, telefoni fikse, celulare dhe shërbime televizive për familjarë dhe biznese.

Transaksionii do t’i nënshtrohet proçedurave rregullatore për marrjen e aprovimit nga autoriteti përkatës.

Pas finalizimit të transaksionit, Vodafone Albania do të ndjekë një plan të ri strategjik investimesh për kompaninë. Vodafone Albania parashikon të prezantojë në treg një gamë të re shërbimesh dhe produktesh të konvergjuara, duke i ofruar konsumatorit shqiptar, krahas shërbimeve më cilësore të telefonisë celulare, edhe një paketë të plotë dhe të zhvilluar shërbimesh të internetit fiks dhe Pay-TV.

Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris deklaroi: “Vodafone Albania është investitori më i madh i huaj në Shqiperi. Ky transaksion rithekson besimin tonë në potencialin në rritje të ekonomisë shqiptare. Integrimi i Abcom do të forcojë Vodafone Albania dhe do na japë mundësinë t’i ofrojmë konsumatorëve dhe bizneseve një gamë të gjerë dhe të një cilësie të lartë shërbimesh të internetit fiks, Pay-TV dhe telefonie celulare, duke drejtuar kështu zhvillimin e shoqërisë digjitale në Shqipëri.

Të këshilluara

Kurti zbardh detaje nga biseda me Ramën

Në një intervistë për Ora News, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama. Kryetari i Vetëvendosjes e qu...

19:43

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI