Flash

VIDEO/ "Historiku i vjedhjes së pronave të universitetit", lëvizja e studentëve shënjestron qeverinë

Lapsi.al 28 October 2019
VIDEO/ "Historiku i vjedhjes së pronave të universitetit",

Lëvizja për Universitetin ka risjellë në vëmendje çështjen e hapësirave në pronësi të institucioneve të arsimit të lartë, që përmes Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM), janë tjetërsuar, qoftë në prona private apo që kanë kaluar në zotërim të Bashkisë, si në rastin e Kopshtit Botanik.

Në një postim në llogarinë zyrtare në “Facebook”, kjo lëvizje ka ndarë me ndjekësit një video-mesazh, ku tregohet një historik i shkurtër i precedentëve për ndërhyrjen shtetërore në pronat e universiteve. “Pasi vodhi xhepat e studentëve, tashmë qeveria po vjedh edhe pronat e universitetit. Ju ftojmë të ndiqni këtë historik të shkurtër.”- shkruhet bashkëngjitur videos.

Në materialin filmik trajtohet rasti i ish-muzeut të Shkencave të Natyrës, pronë e universitetit shtetëror, por që pas një gjyqi 6-vjeçar u kthye në pronë private.

Po ashtu, videoja i referohet edhe Fakultetit të Gjeologji-Minierave, që në vitin 2014, me VKM mbeti pa godinë, pasi ekzistuesja u projektua për shkollë Magjistrature. “Pas 4 vitesh protestash, VKM anulohet. Megjithatë, rrezikohet seriozisht nga mungesa e investimeve.”- theksohet në video.

Në fund, Lëvizja për Universitetin përmend edhe rastin e Kopshit Botanik, që së fundmi ka shkaktuar polemikë. “Është i vetmi kopsht botanik në Shqipëri. Pronë e universitetit, pasuri natyrore. Por, qeveria kërkon ta vjedhë për Bashkinë. Dhe Bashkia për biznesin e betonit.”- përfundon videoja. ©Lapsi.al

 

https://www.facebook.com/PerUniversitetin/videos/417552498953106/

 

 

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI