Flash

Kërcënimi i pretenduar i Rudina Hajdarit, thellohet përçarja mes demokratëve

Lapsi.al 28 October 2019
Kërcënimi i pretenduar i Rudina Hajdarit, thellohet

Deklarata e deputetes së "opozitës së re", Rudina Hajdari, në seancën e sotme parlamentare, ku tha se ishte kërcënuar me jetë në ambientet e Kuvendit, ka shkatuar reagime të shumta, teksa dyshimet si kanosës potencial janë përqëndruar tek rivalët e saj politikë, brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Veçanërisht njëri prej tyre, deputeti Korab Lita, që pretendon postin e Hajdarit në krye të demokratëve, u akuzua publikisht nga deputeti Ligoraq Karamelo si kërcënuesi i koleges së tij në grup. Në një intervistë dhënë për emisionin "Top Talk" në Top Channel, Lito mohoi akuzën dhe u kërkoi autoriteteve kompetente zbardhjen e ngjarjes.

“Unë nuk e di çfarë ka thënë zoti Karamelo. Të gjithë deputetët e opozitës, me marrjen e mandateve në Parlament, kanë qenë të intimiduar, të sharë, të ofenduar dhe qoftë edhe të kërcënuar nga partitë që kemi dalë për faktin që kemi thyer vendimin për të hyrë në Parlament. Unë jam në të njëjtën varkë me zonjën Hajdari, në të njëjtën grup dhe jemi kolegë. Ky është një akt shumë i rëndë dhe strukturat përgjegjëse duhet të bëjnë të pamundurën që të zbulohet. Nëse është e vërtetë që zoti Karamelo ka thënë ashtu, janë institucionet e tjera që e zgjidhin këtë punë. Unë jam njeri shumë institucional”, deklaroi Lita.

I pyetur sërish për akuzën e Karamelos, deputeti theksoi se pretendimi i tij duhet provuar, "ndryshe do të përballet me Gjykatën”. Sa i përket ndryshimeve që disa prej deputetëve kërkojnë në drejtimin e grupit parlamentar demokrat, Lita i cilësoi si krejt normale. "Fakti që nuk po zbatohet rregullorja, mori një tjetër rëndësi. Nuk do e quaja shkarkim (të Hajdarit), por riorganizim të grupit.”- shtoi deputeti. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI