Flash

Rimerret në pyetje Marsida Qatja, mori 20 mln lekë për të heshtur për trafikun e kokainës

Lapsi.al 29 October 2019
Rimerret në pyetje Marsida Qatja, mori 20 mln lekë për të

Marsida Qatja, nëna e tre fëmijëve, në banesën e të cilës ndodhi ngjarja tronditëse e pak javëve më parë në qytetin e Kavajës, është rimarrë në pyetje nga Prokuroria mesditën e sotme.

Rimarrja në pyetje e Qatjas motivohet nga deklaratat e saj të fundit në media. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Tirananews.al”, Qatja deklaroi se ka marrë një shumë prej 20 milionë lekësh nga disa individë, në shenjë dëmshpërblimi, pasi sikurse shprehet edhe ajo, “po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin një grup në burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë, Dritan Haxhollin dhe me një të plagosur, policin e burgjeve Bledar Toçi. Arsyet e ngjarjes vijojnë të jenë të pazbardhura, por pistat ku përqendrohet hetimi janë dy: xheloza dhe trafiku i drogës. Ndaj Qatjas është vendosur masa "detyrim paraqitje". Ndërkohë, pak ditë më parë, Policia i sekuestroi 30-vjeçares pasaportën  për të mos e lejuar që të largohet nga vendi. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI