Flash

Zbardhet biseda Rama-Mitsotakis, në fokus ligji i luftës dhe minoriteti grek

Lapsi.al 29 October 2019
Zbardhet biseda Rama-Mitsotakis, në fokus ligji i luftës dhe

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga diskutimi i zhvilluar me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin pati një takim ditën e sotme në Athinë, ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar për dialog ekonomik dhe politik.

Mësohet se Rama ka kërkuar ndërhyrjen e Mitsotakisit, përsa i përket heqjes së ligjit të luftës, një relike që sipas tij mban peng marrëdhënien mes dy palëve. Po kështu, Rama i ka kërkuar Mitsotakisit një prani më aktive në Ballkan.

Ndërkaq, në një intervistë të dhënë për “Euronews Greece”, i pyetur për marrëveshjen e detit, të përmendur së fundmi nga Mitsotakis si një kusht për vijimin e përkrahjes së Greqisë në integrimin e Shqipërisë në BE, Rama tha se me qeverinë e mëparshme janë bërë përparime, ndërsa shprehu gjithashtu shpresë për arritje e një konsensusi me ekzekutivin e ri.

Ndërsa, lidhur me kushtin parësor të Athinës zyrtare për mbështetjen e mëtejshme të perspektivës evropiane të vendit tonë, respektimin e të drejtave të minoritarëve grekë, shefi i qeverisë u ndal tek ligji i shpronësimit, duke u shprehur se "kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën". Kreu i ekzekutivit grek shprehu dëshirën që të vizitojë Shqipërinë për të krijuar një ide me sytë e tij mbi situatën e minoritetit.

Rama foli po ashtu mbi vdekjen e nacionalsitit grek, Konstandin Katsifa, që nuk e konsideron si një fakt potencial që mund të sjellë një konflikt të vazhdueshëm midis komunitetit grek dhe shqiptar. "Unë nuk mendoj. Përkundrazi, besoj se historia e të dy komuniteteve tregon që nëse politika nuk ndërhyn apo agjendat e ndryshme politike janë një."- tha kryeminsitri. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI