Flash

Aksidenti tragjik në Durrës/ Hetimet nxjerrin fajtor viktimën, Gjykata jep vendimin për dy shoferët

Lapsi.al 29 October 2019
Aksidenti tragjik në Durrës/ Hetimet nxjerrin fajtor viktimën,

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg me afat 20 ditë Ferdinant Torozin dhe ka vendosur masën "detyrim paraqitje" ndaj Petrit Topallit, të arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas aksidentit për vdekje të 25-vjeçarit Ramazan Bata, në Durrës.

Sipas organit të gjykimit, ngjarja ku mbeti viktimë Bata është pa autor.

Fillimisht, i riu i cili po ngiste një motor pasi punonte si një shpërndarës picash, është përplasur nga autobusi me shofer Topallin, 49 vjeç, banues në Krujë, ndërsa më pas trupi i tij është marrë zvarrë për disa metra nën furgonin e drejtuar nga Torozi, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se viktima ka qenë vetë fajtor për shkaktimin e aksidentit.

Në orët e para pas ngjarjes të së shtunës mbrëma, u raportua se kishim të bënim me një vrasje, për arsye se Policia evidentoi se viktima kishte shenja dhune në trup. Por, në një njoftim të mëpasshëm, Policia shpjegoi se bëhej fjalë për një aksident. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI