Flash

Rama: Kacifas u vra sepse ishte i rrezikshëm

Lapsi.al 29 October 2019
Rama: Kacifas u vra sepse ishte i rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë vizitës së tij në Greqi edhe për neutralizimin e ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas, një vit më parë nga forcat policore shqiptare, në Bularat të Gjirokastrës.

Në një intervistë për “Euronews”, kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se dikush që lëviz me armë dhe kërcënon njerëzit, është i rrezikshëm.

“Kam besuar dhe besoj se dikush që lëviz me armë dhe kërcënon njerëzit është i rrezikshëm”, ka thënë Rama.

Ndërsa, pyetjes nëse vdekja e Kacifas mund të çojë në konflikt të vazhdueshëm mes komunitetit grek dhe shqiptar, kryeministri shqiptar i është përgjigjur se nuk e mendon një gjë të tillë.

“Unë nuk mendoj, përkundrazi besoj se historia e të dy komuniteteve tregon që, nëse politika nuk ndërhyn, ato janë një. Prandaj, nuk ka ndarje ose urrejtje në zemrat e komuniteteve, ku shqiptarët dhe grekët kanë jetuar bashkë për shumë vite.

Ata janë një shembull i ndritshëm se si politika duhet të merret me faktin se ne jemi fqinj dhe jemi “të mallkuar” për të jetuar bashkë dhe për ta dashur njëri-tjetrin. Kështu që, nëse politika nuk fut hundët dhe nuk përpiqet të ushqejë urrejtje, asgjë e keqe nuk mund të ndodhë”, ka deklaruar kryeministri.

Të këshilluara

Meta nderohet me çmim në Kroaci

Gjatë vizitës së tij shtetërore në Zagreb, presidenti i Republikës, Ilir Meta u nderua sot në një ceremoni solemne, nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaro...

18:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI