Flash

Meta nderohet me çmim në Kroaci

Lapsi.al 29 October 2019
Meta nderohet me çmim në Kroaci

Gjatë vizitës së tij shtetërore në Zagreb, presidenti i Republikës, Ilir Meta u nderua sot në një ceremoni solemne, nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović, me Titullin më të lartë të Republikës së Kroacisë, “Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”.

Titulli për Metën vjen për kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë, dhe fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Duke shprehur mirënjohjen e thellë për nderimin me titullin e lartë, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera gjatë kësaj ceremonie se “ky vlerësim më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat”.

“Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë!”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI