Flash

Dule për Ramën: Të gjithë dhanë dorëheqjen, vetëm timonieri i madh është mbërthyer me thonj pas karriges

Lapsi.al 29 October 2019
Dule për Ramën: Të gjithë dhanë dorëheqjen,

‘Të gjithë dhanë dorëheqjen, vetëm timonieri i madh është mbërthyer me thonj pas karriges’17:01, 29/10/2019

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një postim në tëiter duke komentuar situatën politike në vend, dhe mungesën e vullnetit politik nga Rama për të dhënë dorëheqjen pas dështimit në hapjen e negociatave, shkruan se gjatë 6 muajve të fundit kanë dhënë dorëheqjen nga detyra disa kryeministra, vetëm timonieri i madh duke iu referuar Ramës, nuk jep dorëheqjen

‘Gjatë 6 muajve të fundit: Kancelari i Austrisë Kurz, pas publikimit të një video-skandali të zv/kancelarit, shpalli zgjedhje te parakohshme. Cipras, pasi partia e tij Syriza humbi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërmorri të njëjtin akt.

Fillimisht Theresa May dha dorëheqje, ndersa tani pasuesi i saj Boris Johnson shpalli zgjedhje te parakohshme ngaqë deshtuan me Brexit. Edhe Zaev në zgjedhje para 10 ditesh pas -Jo-së për negociatat. Sot, pas protestave disaditore, edhe Hariri i Libanit dha dorëheqje.

Vetëm Timonierin tonë të Madh nuk ka deshtim a skandal që e tut! I mbërthyer me dhëmbë dhe thonj pas karriges!’

Të këshilluara

Meta nderohet me çmim në Kroaci

Gjatë vizitës së tij shtetërore në Zagreb, presidenti i Republikës, Ilir Meta u nderua sot në një ceremoni solemne, nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaro...

18:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI