Flash

Zbardhet takimi Rama-Mitsotakis, çështjet që u diskutuan

Lapsi.al 29 October 2019
Zbardhet takimi Rama-Mitsotakis, çështjet që u diskutuan

Kryeministria ka zbardhur takimin e kryeministrit Edi Rama me homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë takimi ka qenë me frymë pozitive, ndërsa thotë se u diskutuan të gjitha çështjet e përbashkëta.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar  se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri.

"Në të njëjtën kohë është në interesin e Shqipërisë po aq sa është në interesin e Greqisë fqinje- theksoi Rama- të diskutohen të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të forcohet bashkëpunimi mes të dyja palëve".

Nga ana e tij kryeministri helen Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim.

Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri.

Veç kësaj, Kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjellë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek.

Kryeministri i Shqipërisë ftoi Kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi.

Të këshilluara

Rama: Kacifas u vra sepse ishte i rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë vizitës së tij në Greqi edhe për neutralizimin e ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas, një vit më parë nga forcat policor...

18:43

Meta nderohet me çmim në Kroaci

Gjatë vizitës së tij shtetërore në Zagreb, presidenti i Republikës, Ilir Meta u nderua sot në një ceremoni solemne, nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaro...

18:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI