Flash

Zbulohet raporti i policisë për prokurorinë: Kryetarët e njësive të përfshirë në narkotrafik

Lapsi.al 29 October 2019
Zbulohet raporti i policisë për prokurorinë: Kryetarët e

Disa nga kryetarët e njësive administrative të Bashkisë së Vlorës, dyshohet se kanë dijeni apo janë të implikuar në kultivimin e drogës në zonat e thella malore. Një raport i tillë ka mbërritur në fillim të pranverës nga policia në prokurorinë e Vlorës, ku akuza informohej se disa kryetarë të njësive administrative ishin përfshirë dhe kishin dijeni në kultivimin e lëndëve narkotike në Vlorë.

“…ka dyshime se edhe kryetarët e njësive administrative, kanë dijeni për këtë aktivitet kriminal dhe nuk kanë njoftuar shërbimet policore duke favorizuar të dyshuarit e përfshirë në këtë aktivitet kriminal…”-thuhet në raportin e policisë.

Nisur nga kjo situatë, prokuroria ka nisur hetimet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Kultivimit të lëndëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe Shitjes së lëndëve narkotike”.

Dosja penale është ndërtuar duke u bazuar në informacionet e shërbimeve të policisë gjyqësore pranë seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikeve të Drejtorisë së Vlorës, të cilët kanë siguruar të dhëna se në fshatin Lapardha, në Njësinë Administrative Kote, Bashkia Selenicë, disa persona kanë organizuar një aktivitet kriminal në fushën e tregëtimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, duke punësuar dhe krijuar kushtet për kultivimin e parcelave të vogla në mes të pyjeve të kësaj zone.

Nga informacionet e marra rezultojnë dyshime se në këtë aktivitet janë implikuar Adhurim Jaupaj, Çerçiz (Bejo) Velaj, Donalt Lutaj, Ermal Çelaj, Isa Çelaj, Guro Hoxhaj, Klajdi Çuçaj, Perikli Çuçaj, Myzafer Çuçaj, Sander Likaj, Ardian Nikaj, Flori Nikaj dhe Daniel Nikaj. Ka dyshime se këta persona kryejnë role të ndryshme nëpërmjet gjetjes së parcelave për mbjellje, gjetjes së punëtorëve, transportit të materialeve dhe ushqimeve.

Po kështu janë kryer hetime nëpërmjet identifikimit të parcelave të kultivuara, ekspertimit të bimëve të dyshuara narkotike, ekspertimit daktiloskopik të sendeve të gjetura pranë parcelave të kultivuara, përgjime telefonike etj. Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se të implikuar në aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike janë Ardian Nikaj, Daniel Nikaj, Enton Likaj, Çerçiz Velaj etj. 7 persona janë arrestuar nga prokuroria të cilët janë lënë në masën e “arrestit në burg” në gjykatë. Ndërkohë hetimet për identifikimin e kryetarëve të njësive administrative në Vlorë, vijon të jetë ende i hapur.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Korçë

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Korçë, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas të dhënave epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, 18 km larg nga ...

19:51

Rama: Kacifas u vra sepse ishte i rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë vizitës së tij në Greqi edhe për neutralizimin e ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas, një vit më parë nga forcat policor...

18:43

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI