Flash

“Kathimerini” zbulon detaje nga takimi Rama – Mitsotakis

Lapsi.al 29 October 2019
“Kathimerini” zbulon detaje nga takimi Rama – Mitsotakis
“Takimi Mitsotakis - Edi Rama: Kryeministri shqiptar zotohet të zbatojë reformat”. Me këtë titull një nga gazetat më të mëdha greke, "Kathimerini"  i ka kushtuar një shkrim takimit që kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë zhvilluan këtë të hënë në Athinë. Gazeta shkruan se në takim u diskutuan në parim çështje bilaterale. Sipas të njëjtave burime Edi Rama ka shprehur edhe një herë zhgënjim për mos-çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Euripian, por ka marrë angazhim para homologut grek që të vazhdojë me reformat me të njëjtin qëndrim. “Kjo për faktin se është në interesin e vetë Shqipërisë për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë duke adresuar të gjitha çështjet bilaterale dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh” – citohet të ketë thënë Rama në takimin me dyer të mbyllura. Në krahun tjetër, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se vendi i tij e mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë që këto vende plotësojnë kërkesat e pranimit. “Ai gjithashtu përshëndeti angazhimin e palës shqiptare për të ecur përpara me çështjet e pronës dhe vetëvendosjes, të cilat janë çështje me rëndësi thelbësore për pakicën etnike greke në Shqipëri” – thuhet në shkrimin e “Kathimerini”. Sipas të njëjtave burime, kryeministri grek vuri në dukje se marrëveshja dypalëshe për lejet e drejtimit do të ratifikohej së shpejti nga parlamenti grek ndërsa pranoi ftesën e Kryeministrit shqiptar për të vizituar Shqipërinë. Edhe në një postim në Twitter, kryeministri grek e vuri theksin te të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë. “Me kryeministrin shqiptar Edi Rama diskutuam perspektivën evropiane të Shqipërisë, si dhe çështje të tilla si prona dhe vetëvendosja / regjistrimi që kanë një rëndësi thelbësore për pakicën kombëtare greke në Shqipëri” – shkruan Mitsotakis. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Korçë

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Korçë, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas të dhënave epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, 18 km larg nga ...

19:51

Rama: Kacifas u vra sepse ishte i rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë vizitës së tij në Greqi edhe për neutralizimin e ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas, një vit më parë nga forcat policor...

18:43

Meta nderohet me çmim në Kroaci

Gjatë vizitës së tij shtetërore në Zagreb, presidenti i Republikës, Ilir Meta u nderua sot në një ceremoni solemne, nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaro...

18:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI