Flash

Suprizave të motit u vjen fundi, nga sot rikthehen reshjet

Lapsi.al 30 October 2019
Suprizave të motit u vjen fundi, nga sot rikthehen reshjet

Ditët me diell do t'i lënë vendin reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulta. Sipas sinoptikanëve, duke nisur që nga pasditja e sotme në disa zona do të ketë reshje, që do të përhapen më gjerë në  përgjatë ditës së nesërme.

Në një komunikim telefonik me televizionin informativ "News 24", sinoptikani Hakil Osmani njoftoi se temperaturat do të vijojnë të ulen, sidomos përgjatë fundjavës kur termometri do të shënojë 21-22 gradë celsius.

Duke filluar nga dita e sotme, kemi pasur prezencë të shirave në disa territore shqiptare. Gjatë orëve të pasdites priten shira në një pjesë më të madhe. Dhe nesër do të kemi shira në thuajse gjithë territorin shqiptar. Do të jenë shira të vazhdueshme dhe jo me intensitet të lartë. Përsa i përket temperaturave do të kemi një ulje të tyre, si pasojë e pranisë së sistemit të vranësirave, ndërsa temperaturat do të shkojnë maksimumi deri në 24 gradë celsius. Ndërkohë, në fundjavë kemi një rënie të temperaturave, 21-22 gradë celsius”, tha Osmani. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI